Nesër për të dytën herë, dezinfektohen rrugët dhe hapësirat publike në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të fillojnë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë.

“Aksioni do realizohet në dy mënyra:

Duke bërë larjen e thellë të rrugëve me cisterna, si herën e parë. Fillojmë me rrugët parësore dhe vazhdojmë me kategoritë tjera.

Duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut.

Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së #covid19. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, shkruan Ahmeti