Nesër nuk do të ketë masa shtesë, orari i lëvizjes vazhdon në bazë të numrit të letërnjoftimit

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër-Bajramin. Por për dallim herëve të tjera nuk do të falet namazi i Bajramit nëpër xhamia, e as nuk do të ketë vizita familjare.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se nuk do të ketë masa shtesë, por vetëm ato që janë në fuqi.

Lëvizja e qytetarëve do të bëhet në bazë të numrit të letërnjoftimit të përcaktuar nga MSh-ja.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti.