Nesër fillon Super Liga e Turqisë

Divizioni i parë i futbollit në Turqi, Super Liga, do të fillojë të nesër (e premte) me ndeshjet në stadiume të zbrazëta për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Caykur Rizespor do të presë Fenerbahçen në ora 20.00 sipas kohës lokale (17:00 sipas orës të Evropës Qëndrore) në ditën e hapjes së sezonit të kampionatit 2020/21.

Këtë sezon, Super Liga Turke do të ketë 21 klube ndërsa katër skuadra do të hiqen nga liga.

Skuadrat e nivelit të dytë të TFF-së që iu bashkuan ligës së parë janë Hatayspor, Büyükşehir Belediye Erzurumspor dhe Fatih Karagumruk.

Hatayspor doli e para në Ligën e Dytë të TFF-së dhe B.B. Erzurumspor, i cili përfundoi në vendin e dytë u kualifikua në Super Ligë.

Karagumruk u kualifikua në kategorinë e lartë pasi mposhti Adana Demirspor 6:5 pas ekzekutimit të penaltive pas barazimit 1:1 në ndeshjen finale të ‘play-off’-it.

“Kuqezinjtë” do të jenë skuadra e gjashtë e Stambollit që do të jetë në kategorinë më të lartë, së bashku me klubet si Fenerbahçe, Galatasaray, Beşiktaş, Medipol Başakşehir dhe Kasımpaşa.

Ndërkaq Ankaraja përfaqësohet me dy skuadra, MKE Ankaragücü dhe Gençlerbirliği, dhe gjithashtu dy ekipet nga qyteti i Antalyas: Fraport TAV Antalyaspor dhe Alanyaspor.

Ndeshja Galatasaray – Fenerbahçe në javën e tretë

Javën e tretë do të shohim derbin e parë midis rivalëve të ashpër pasi Galatasaray do të takojë Fenerbahçen në Turk Telekom Arena.

Fenerbahçe dhe Beşiktaş, një tjetër derbi i shumëpritur i ligës do të luhen në fushën e Fenerbahçes, Ulker Stadium, në javën e 10-të.

Derbi i fundit i sezonit të parë do të mbahet mes Beşiktaş dhe Galatasaray në Vodafone Arena në javën e 19-të.

Përveç ndeshjeve derbi, Trabzonspor do të takohet me Beşiktaş-in të dielën në një nga ndeshjet e para të mëdha të sezonit.

Başakşehir fiton titullin e Super Ligës për herë të parë

Medipol Başakşehir u kurorëzua kampion sezonin e kaluar, duke fituar titullin e kampionatit për herë të parë në historinë e klubit.

Trajneri turk i klubit, Okan Buruk u bë personi i pestë që fitoi titullin e kampionatit në historinë e kampionatit si futbollist dhe trajner.

Hamza Hamzaoglu, Ertugrul Saglam, Aykut Kocaman dhe Senol Gunes kishin fituar titullin e kampionatit si lojtarë dhe trajnerë.

Galatasaray ka qenë një nga klubet më të suksesshme në Super Ligë. “Luanët” pretenduan titullin për herë të 22-të në 62 sezone, të ndjekur nga Fenerbahçe (19), Beşiktaş (13), Trabzonspor (6), Bursaspor (1) dhe Medipol Başakşehir (1).

Nën drejtimin e Ertugrul Saglam, Bursaspor fitoi titullin e Super Ligës një herë në sezonin 2009-2010.

Fenerbahçe ende nuk ka fituar titullin e kampionit që nga sezoni 2013-14.

Ersun Yanal udhëhoqi “verdhë e kaltërtit” drejt titullit të kampionatit tre javë para përfundimit të sezonit 2014.

Skuadra e Stambollit arriti të fitonte vetëm katër tituj në tetë sezonet e fundit: titullin e kampionit në 2014, Kupën në 2012 dhe 2013 dhe Super Kupën në 2014.

Në ndeshje do të përdoret sistemi VAR

Sistemi i video-asistentit të gjyqtarit, i njohur si VAR do të përdoret në sezonin 2020-21. VAR do të përdoret në një numër rastesh specifike: gola, penalti, kartona të kuq të drejtpërdrejt dhe kartona të verdhë dhe në raste të identitetit të gabuar.

Gjysma e parë e këtij sezoni do të përfundojë më 24 janar 2021 ndërsa gjysma e dytë do të fillojë më 29 janar 2021.

Super Liga do të përfundojë me ndeshjet 42-javore më 16 maj 2021.

Përveç kësaj, periudha e transferimit veror, e cila filloi më 4 gusht do të përfundojë në 5 tetor.

Ndeshjet e javës së parë të Super Ligës janë si më poshtë:

E premte:

Caykur Rizespor – Fenerbahçe

E shtunë:

Demir Grup Sivasspor – Alanyaspor

Fatih Karagumruk – Yeni Malatyaspor

Goztepe – Yukatel Denizlispor

Galatasaray – Gaziantep FK

E diel:

Hes Kablo Kayserispor – Kasımpaşa

Trabzonspor – Beşiktaş

Fraport TAV Antalyaspor – Gençlerbirliği

Hatayspor – Medipol Başakşehir

MKE Ankaragücü – Büyükşehir Belediye Erzurumspor