Nesër fillon rrugëtimi i Shqipërisë në “EURO 2024” me ndeshjen kundër Italisë

Shqipëria nesër do të luajë ndeshjen e parë të saj në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024” kundër kampionit të fundit, Italisë në Grupin B, raporton Anadolu.

Ndeshja që do të luhet në stadiumin BVB Dortmund do të fillojë në orën 21:00. Arbitri i ndeshjes do të jetë nga Federata gjermane e Futbollit, Felix Zwayer. Ndihmësit e Zwayer do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Achmüller poashtu nga Gjermania.

Kampioni i fundit nuk dëshiron suprizë në ndeshjen e parë në grup. Ndërsa Shqipëria do të kërkojë barazim ose fitore ndaj Italisë për të kaluar grupin e vështirë.

Ndeshja tjetër në grupin B do të luhet në orën 18:00 në stadiumin Olimpik të Berlinit.

– Italia është në epërsi

Në ndeshjet me Shqipërisë dhe Italisë, kjo e fundit ka një epërsi të madhe.

Në 4 ndeshjet e deritanishme Italia i fitoi të gjitha. Në këto ndeshje Italia shënoi 7 gola ndërsa Shqipëria arriti të shënojë vetëm një gol.

Rezultati i 4 ndeshjeve mes tyre është si në vijim: 1-0, 2-0, 1-0 dhe 3-1.

– 11-shet e mundshme

Formacionet e mundshme para ndeshjes janë si në vijim:

Italia: Donnarumma, Darmian, Buongiorno, Bastoni, Di Lorenzo, Jorginho, Cristante, Dimarco, Frattesi, Chiesa, Scamacca.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Broja, Asani.