Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nëse unë mund ta luftoj koronavirusin, mundeni edhe ju

Nëse unë mund ta luftoj koronavirusin, mundeni edhe ju

Kur Nuxhum Hashi (Nujuum Hashi) 26 vjeç u infektua me koronavirus ajo nuk pranoi ta linte atë të shkatërronte ambiciet e saj krijuese dhe të gjitha ëndrrat për të cilat kishte punuar përgjatë viteve të fundit.

Ajo pat hequr dorë nga karriera e saj si infermiere në Somaliland për të ndjekur artin, pavarësisht dyshimeve e kundërshtimeve të familjes së saj, dhe ajo vendosi që ndërsa pandemia ia kishte goditur forcat, nuk do të ja vriste shpirtin.

Filloi me kokë dhimbje, e pastaj fyti. Kisha humbur nuhatjen dhe kisha dridhje të forta; marramendje dhe migrenë. E humba oreksin madje edhe sytë më ishin tharë dhe me pengonte drita, truri nuk mund të bënte ndonjë punë kreative – dhe thjeshtë ndihesha shumë poshtë – thotë ajo.

Por gjatë vet izolimit, ajo e kuptoi se ishte më rëndësi të qëndronte e lidhur me botën.

Unë akoma përpiqesha të mbaja klasa të artit në Instagram – edhe kur isha e sëmurë – për të argëtuar të tjerët. Unë i mësoja njerëzit si të vizatojnë fytyrat, duart e gjëra tjera.

Doja ti tregoja botës që unë po e luftoja Koronën dhe se po e bëja më të mirën nga vetja.

Pavarësisht dashurisë së saj për punën e infermierisë ajo thotë se dëshira për të krijuar ishte më e madhe. Hashi tanimë jeton në Somali dhe edhe pse nuk është e lehtë të jetohet si artiste atje, ajo ndjehet optimiste rreth së ardhmes. Ajo planifikon të kërkon edhe tjera mundësi biznesi dhe ajo dëshiron ta përdorë artin për të trajtuar dezinformatat në lidhje me pandeminë.

Hashi është një prej shumë artistëve që merren me ilustrimin e punimeve rreth pandemisë e cila ka kapluar mbarë botën. /Mesazhi.com

Exit mobile version