Nëse pini ujë të ftohtë në vapë, bëni një gabim të madh

Më e keqja është nëse e pini në këtë situatë, dhe shumica këtë e bëjnë!

Uji i ftohtë duket si një zgjedhje ideale kur duam të freskohemi, por në të vërtetë e dëmtojmë vetveten!

Uji i ftohtë ndikon në tkurrjen e enëve të gjakut, kështu që hidratimi i trupit është shumë më i ngadaltë se zakonisht.

Varianti edhe më i keq është nëse keni ngrënë para se të pini atë gotë ujë me akull – tretja do të jetë shumë më e ngadaltë për shkak të tkurrjes së enëve të gjakut.

Kjo nuk është pengesa e vetme e ujit të ftohtë.

Kur enët e gjakut ngushtohen, është më e vështirë për trupin t’i absorbojë lëndët ushqyese që na japin energji, prandaj energjia ekzistuese përdoret për të rregulluar temperaturën në trup.

Kjo madje mund të çojë në dehidrim, që është saktësisht e kundërta e efektit që ne duam ta arrijmë.

Nëse keni vapë, sepse keni stërvitur ose keni kaluar një kohë të gjatë në diell, patjetër që nuk duhet të pini ujë të ftohtë.

Dallimi i madh i temperaturës së trupit dhe temperaturës së ujit që ju pini është një tronditje për aparatin tretës, i cili nuk do të jetë në gjendje ta absorbojë atë.

Gjithashtu, disa njerëz kanë pasur dhimbje kronike të barkut pasi kanë pirë ujë të ftohtë në situata të tilla.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që duhet të pini ujë të nxehtë, por atë të temperaturës së dhomës. Do t’ju freskojë më shpejt, edhe pse nuk ju duket kështu.