Ballina Jeta Shëndetësi Nëse keni probleme me aneminë përdorni këtë pije

Nëse keni probleme me aneminë përdorni këtë pije

Nëse keni probleme me mungesën e hekurit dhe rrjedhimisht aneminë, nuk duhet të kërkoni për medikamente të llojllojshme sepse ekziston një recetë natyrale për këtë.

Përbërësit:

1 trangull i vogël
2 kivi
Gjysmë filxhani ujë
Gjysmë filxhani rrush (çfarëdo ngjyre)
Gjysmë filxhani spinaq i freskët

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një mikser dhe konsumojeni lëngun sa është i freskët në stomak të zbrazët.

Ky kombinim i këtyre përbërësve është i pasur me fibra dhe antioksidantë që do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Vitamina C që përmban kivi ndihmon thithjen e hekurit nga spinaqi.

Nëse konsumoni këtë pije rregullisht, kjo do të rrisë nivelin e hekurit në gjakun tuaj dhe do të forcojë sistemin tuaj imunitar.
Nëse nuk keni kivi për momentin, ose jeni alergjik ndaj kivit ju mund të përdorni portokallin si një alternativë./Mesazhi/

Exit mobile version