Ballina Jeta Dieta Nëse keni nevojë për përqendrim, filloni me këto ushqime

Nëse keni nevojë për përqendrim, filloni me këto ushqime

 

Portokalli

Ti mund të marrësh gjithë vitaminën C që të duhet duke ngrënë një portokall. Marrja e kësaj vitamine është shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit pasi redukton sëmundje që lidhen me përqendrimin, kujdesën dhe shpejtësinë në vendimarrje.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë nxit prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat japin më tepër përqendrim. Ajo gjithashtu është burim antioksidantësh, vitaminash dhe mineralesh si kaliumi, bakri dhe magnezi. Ka pak yndyrna dhe sheqer. Kini kujdes të mos e teproni. Një katror çokollate të zezë të një cilësie të mirë është doza e mjaftueshme në ditë.

Uji

Nëse keni patur një natë të vështirë, uji është zgjidhja juaj në mëngjes. Etja dhe dehidratimi shkaktojnë lodhje. Nëse pini kafe, do të dehidratoheni edhe më tej. Përpara se të filloni ditën, pini 300 ml ujë me pak lion të shtrydhur.

Boronicat

Boronicat nuk njihen vetëm për shijen e mirë dhe antioksidantët që përmbajnë, por edhe sepse përmirësojnë memorjen. Një studim i vitit 2010 arriti në përfundimin se ata që pinin lëng boronice çdo ditë për 2 muaj patën rezultate më të larta në testet e memorjes.

Salmoni

Salmoni është burim i mirë i yndyrnave omega-3, të cilat ndihmojnë në rindërtimin e qelizave të trurit dhe forcojnë sinapset e lidhura me kujtesën. Proteinat tek salmoni përmbajnë aminoacide thelbësore për të mbajtur trurin të përqëndruar dhe të mprehtë.

Çaji jeshil

Nëse në mes të ditës ndiheni të pafuqishëm nuk është një kafe zgjidhja. Çaji jeshil përmban më pak kafeinë se kafja dhe përmirëson përqendrimin.

Rrepat

Roli i ri i zbuluar i rrepave është përmirësimi i kujtesës, përqendrimit dhe funksioneve konjitive. Ato përmbajnë nitrate që zgjerojnë enët e gjakut, rrisin qarkullimin e gjakut dhe sasinë e oksigjenit që shkon në tru. Shtojini në sallatë ose në lëngje.

Bananet

Nëse jeni me nxitim, merrni një banane, pasi ato kanë veti nxitëse të përqendrimit. Sipas një studimi, studëntët që konsumuan një banane para provimit dolën më mirë, se sa studentët që nuk e konsumuan. Bananet janë të pasura me kalium, një mineral të rëndësishëm për t’i mbajtur nervat, trurin dhe zemrën në gjendje optimal.

Spinaqi

Spinaqi njihet si ushqimi i trurit. Ai përmban luteinë, folate dhe beta karoten. Këto lëndë ushqyese parandalojnë degjenerimin e trurit.

Vezët

Vezët janë një burim i mirë i yndyrnave omega-3. Ato gjithashtu përmbajnë kolinë, një përbërës që i mban të shëndetshme membranat e qelizave të trurit.

Exit mobile version