Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë për “Zërin” se përfundimisht pa demarkacion, nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën. Ndërsa, nëse miratohet Marrëveshja në Kuvend, atëherë prej nëntorit të këtij viti mund të lëvizim lirshëm në BE
Pa ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) dhe kjo është përfundimtare, shkruan “Zëri”.
Madje, pasojat e mosratifikimit të demarkacionit do të jenë edhe më të gjera. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin”, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Prandaj, Çollaku beson se te deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbizotërojë arsyeja dhe mbi të gjitha argumenti, duke vendosur në përputhje me interesat shtetërore dhe të qytetarëve të vendit.