Në rast se jeni shtatzënë ose po ushqeni foshnjën me gji: Lëngu i shegës është i sigurt për nënat shtatzënë dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, megjithatë nuk ka informacione të besueshme rreth sigurisë së përdorimit të formave të tjera të shegës, si ekstrakti i saj.
-Në rast se vuani nga tensioni i ulët i gjakut: Lëngu i shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut dhe kështu mund të rritet rreziku tek personat që zakonisht kanë tension të ulët.
-Në rast se keni alergji ndaj bimëve: Duhet treguar kujdes, pasi një pjesë e personave që kanë alergji ndaj bimëve janë alergjikë edhe ndaj shegëve.
-Në rast se do të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale: Siç e thamë më sipër, shegët ndikojnë tek tensioni i gjakut. Kjo gjë mund të ketë pasoja negative tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit. Kështu mos hani shegë të paktën 2 javë para një ndërhyrjeje të planifikuar.