Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Nëse do e bëja, është një gjë e zgjuar”, thotë Trump nëse...

“Nëse do e bëja, është një gjë e zgjuar”, thotë Trump nëse ai ka folur me Putin-in pas largimin nga zyra

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të komentojë nëse ai ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, që nga largimi nga detyra në vitin 2021, megjithëse sugjeroi se nëse do të kishte folur, “kjo është një gjë e zgjuar”, transmeton Anadolu.

“Epo, unë nuk komentoj mbi këtë, por do t’ju them se nëse e bëja, kjo është një gjë e zgjuar”, tha Trump gjatë një forumi intervistash në Klubin Ekonomik në Chicago.

Trump tha se ka një marrëdhënie “shumë të mirë” me Putin-in.

“Nëse jam miqësor me njerëzit, nëse kam marrëveshje me njerëzit, kjo është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”, shtoi ai.

I pyetur më tej nga intervistuesi i ‘Blomberg News’, John Micklethwait, “duket se keni folur me të”, Trump u përgjigj: “Në fakt, thashë, nuk komentoj mbi këto gjëra”.

Një libër i ri nga gazetari i ‘Washington Post’, Bob Woodward, citoi një ndihmës të pa idenfitikuar, që theksoi se Trump ka folur me Putin-in shtatë herë që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.

Exit mobile version