Thuhet se nëse dëshiron ta vrasësh një popull duhet tia vrasësh inteligjencën. Ndërsa, kjo ndodh vetëm nëse ai popull nuk e do inteligjencën e vet dhe lejon që tia poshtërojnë dhe anashkalojnë inteligjencën e tij.
Një popull që lejon tia vrasin intelegjencën do të themë se e vret vetveten. Vrasja intensive e inteligjencës shqiptare në Gadishullin Ballkanik ka filluar në vitin 1990 dhe atë nga të ashtuquajturat Parti Politike Shqiptare që fatkeqësisht nuk dihet se kush I ka formuar por që më vonë u mësua shkaku, motivi dhe misioni I formimit të tyre.
Duke I pare sjelljet e tyre të papërgjegjshme shihet se ata e vranë dhe po e vrasin inteligjencën e popullit shqiptar.
Prandaj duke e pasur parasysh këtë fakt un i ftoj të gjithë qytetarët shqiptar në Shqipëri në Kosovë dhe në Maqedoni që ti braktisin Partitë politike shqiptare dhe të aderojnë jo në parti tjera vendore por nëpër parti të shteteve me traditë dhe përvojë të mirëfilltë dhe të avancuar demokratike.
Parti të tilla ka mjaft si p.sh në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe në Zvicërr. Kështu që në Shqipëri shqiptarët I ftoj që ti braktisin PS-në,PD-në,LSI-në dhe partitë tjera,në Kosovë.
Qytetarët le ti braktisin PDK-në,LDK-në,AAK-në,AKR-në dhe Vetëvendosjen këtë të fundit nuk u rekomandoj ta braktisni plotësisht por thonë se përskaj drurit të thatë digjet edhe ai i njomi, ndërsa në Maqedoni shqiptarët i ftoj që ti braktisin BDI-në, PDSH-në, LR-PDSH-në,BESËN, RDK-në dhe PPD-në.
Mos u merakosni ka nëpër botë parti të cilat do tu presin krahë hapur dhe do tu trajtojnë me ndershmërinë më të madhe njerëzore seç e bëjnë sot këto partitë tona që I përmenda më lartë, e që vetëm emërtimin e kanë shqiptare por që janë më antishqiptaret në botë.
Unë ju informoj se para një muaji kamë aderuar në një parti të një shteti të jashtëm që e përmenda më sipër dhe ju them se jam pritur shumë mire prej tyre. Ata mi kanë hapur dyert cep më cep dhe më informojnë për të gjitha aktivitetet e Partisë.
Ata kanë debat të hapur për të gjitha aktivitetet themelore politike që i zhvillojnë dhe duan ti zhvillojnë,dialogu te ta apo tanimë te ne në këtë parti është përherë i hapur e konstruktiv dhe un si shqiptar marr pjesë aktive në ato debate me vërejtje sygjerime dhe propozimet e mija.
Pse e bëra këtë aderim sepse un në vendin tim falë Partive politike shqiptare që fjalët i kanë Demush dhe punët kërkush ka kohë që jamë i vdekur politikisht sepse këto parti i kanë mbyllur dyert për njerëz që marrin vesh sado pak në politikë apo e njohin politikën dhe i kanë hapur dyert për njerëz laik dhe shumë të paditur në këtë sferë shumë të rëndësishme njerëzore dhe shoqërore.
Nëse këto subjekte janë në gjendje të na anashkalojnë,poshtërojnë,shantazhojnë, lëndojnë dhe vrasin atëherë edhe ne duhet të sillemi në të njëjtën mënyrë me to. Tua kthejmë shpindën dhe të shkojmë e ta gjejmë veten aty ku respektohet dinjiteti,personaliteti dhe intelegjenca njerëzore.
Shqiptar të nderuar mësyjani Partisë Republikane apo edhe asaj Demokrate në SHBA, Partisë Konzervative apo edhe asaj Laburistë në Britani të Madhe, Unionit Krishter Demokrat apo edhe Partisë Social-Demokratike në Gjermani, në Francë Lëvizjes më të re politike të Presidentit të Francës La Republique en Marche,Partisë Socialiste franceze, L’UMP,Partisë Europë ecologie- Les vert, Lë Modem apo edhe L’UDI, në Zvicërr partive politike kryesore atje dhe do të shihni se në to do të jeni personalitete apo edhe subjekte të vërteta politike jo vetëm me obligime që tua jepni votën por edhe me privilegje që i takojnë një individi të barabartë në shoqëri.
Ata këtë votë nuk do tua marrin me manipulime, me gënjeshtra, lajka dhe në mënyrë të dhunshme por për të do të japin gjithë atë kontributin që e kanë premtuar për ta realizuar e jo siç bëjnë te ne Partitë politike shqiptare.
Prandaj, ju e dini por nëse doni që ti mbushni me mend Partitë politike shqiptare urdhëroni dhe ndëshkoni këto subjekte që njëherë e përgjithmonë thashë që të mbushen me mend dhe të fillojnë të na respektojnë si individ të barabartë në shoqëri dhe shtet dhe të kuptojnë se e kanë mbushur kupën dhe se më nuk shkon kështu me këto sjellje të tyre.
Sqarim: Unë e kamë të qartë se si bëhet aderimi nëpër Parti të tjera posaçërisht nëpër ato shtete tjera të botës që i përmenda në tekst. Por ky rekomandim i imi për ne shqiptarët është metaforik me qëllim që për një çast ne ta shprehim revoltën ndaj trajtimit joadekuat nga ana e partive politike shqiptare ndaj nesh.Nga-Ejup Berisha./Mesazhi/