Nëse brengosesh vetëm për faturat…, tërë jetën do të shqetësohesh vetëm për to

Vehbi Zeqiri

Kur e tërë energjia jonë dhe brenga drejtohen vetëm te detyrimet financiare të tanishme, rrezikojmë të ngecim në cikël të pafund të shqetësimit dhe kufizimit.
Kur ke ndërmend të shqetësohesh për vendosjen e qëllimeve, ëndrrave, dhe pasioneve tua?
Kur do të investosh në rritjen tënde personale? KUR…?
Zgjero fokusin tënd përtej shqetësimeve financiare dhe krijo hapësirë për mundësi dhe përvoja të reja. Përvoja që do të ndihmojnë të dalësh nga ky cikël, ku ‘faturat’ nuk do të jenë më burim shqetësimi për ty.
Kalo prej mendësisë së ‘mbijetesës’ në atë të rritjes dhe zhvillimit personal.
Kërko ndihmë nga ata që kanë përvojë në këtë rrugëtim, dhe që mund të të udhëzojnë se si t’ia dalësh.
Mos harro!
Asgjë dhe askush nuk mund të të ndryshoj ty, pa miratimin tënd…, pranoje këtë dhe kujtoje gjithmonë.
Ti je e suksesshme/ i suksesshëm, vetëm se ende nuk e ke zbuluar talentin dhe inspirimin tënd të brendshëm.

Vehbi Zeqiri