Nepal, mbahen zgjedhjet e para pas luftës civile

Duke sfiduar motin e ftohtë dhe kërcënimet për dhunë, votuesit e Nepalit në Himalaje, dolën për të votuar të dielën në zgjedhjet e para parlamentare që prej kur Nepali i dha fund luftës civile njëdekadëshe, dhe shfuqizoi monarkinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhjet parlamentare po mbahen për herë të parë me kushtetutën e re e cila u votua në Parlament dy vite më parë, në kuadër të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në të cilën mbetën të vrarë rreth 16.000 persona.

Megjithatë, fushata nuk kaloi qetë meqë para mbajtjes së zgjedhjeve, vendi u përball me një sërë shpërthimesh të kryera nga persona të cilët kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve. Besohet se prapa sulmeve qëndron Partia Komuniste e Nepalit, një grup Maoist i cili në vitin 2014 u shkëput nga partia amë. Policia arrestoi rreth 500 anëtarë të partisë.

Mijëra kandidatë nga mbi 90 parti politike garojnë për 275 ulëse në Parlamentin e ri federal, si dhe për 550 ulëse në Asambletë krahinore. Lufta kryesore do të zhvillohet mes partisë në pushtet, Kongresi i Nepalit që për rival kryesor ka aleancën e krijuar nga Marksistë-Leninistët e Unifikuar (UML) dhe ish rebelët Maoist.

Numërimi i votave do të bëhet më 7 dhjetor.