Burime mjekësore në terren i kanë konfirmuar ekipit të Aljazeeras në Rripin e Gazës se të paktën 19 persona janë vrarë gjatë sulmeve izraelite që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave paraprake, një nga sulmet më të rënda ndodhi në pjesën lindore të qytetit të Gazës, ku humbën jetën të paktën 10 persona. Ky sulm, i raportuar më herët nga mediat, ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve dhe është dënuar nga autoritetet lokale.
Numri i viktimave pritet të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë mes rrënojave.
