Nëntë vende të BE-së përgatiten të krijojnë një forcë ushtarake të përbashkët

9 vende të Bashkimit Evropian, nënshkruan letrën e vullnetit të mirë për krijimin e një force ushtarake, që do të lehtësojë ndërhyrjen në mënyrë të shpejtë në periudhë krize në mënyrë të pavarur nga Bashkimi Evropian.

Ministrat e mbrojtjes së 9 vendeve anëtare të BE-së u takuan për Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Unionit në Luksemburg dhe nënshkruan letrën e vullnetit të mirë që parashikon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, e quajtur “Iniciativa e Ndërhyrjes Evropiane (IEI)”.

Iniciativës së dalë në shesh me pararojën e Francës iu bashkuan edhe Gjermania, Belgjika, Britania e Madhe, Danimarka, Holanda, Estonia, Portugalia dhe Spanja.

Tërheq vëmendjen përfshirja e Britanisë së Madhe në iniciativë, e cila aktualisht vazhdon negociatat në lidhje me procesin e tërheqjes nga Bashkimi Evropian.

Iniciativa mendohet se do ti mundësojë Anglisë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me vendet anëtare edhe pas largimit nga BE-ja.

Ndërsa mbështetja apo jo e operacioneve që do të zbatohen në kuadër të iniciativës do të jetë një vendim kombëtar.

Vendimi i 9 vendeve për hedhjen e një hapi të përbashkët në drejtim të mbrojtjes në mënyrë të pavarur brenda Bashkimit Evropian ka sjellë me vete edhe komentet se kjo do të shkaktojë ndarje brenda Unionit./trt