Nënshkruhet marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, në praninë e Donald Trump

Është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pas nisjes së diskutimeve me ndërmjetësues Amerikën.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e cilësoi marrëveshjen hap të madh.

Marrëveshjet e firmosura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës padyshim se janë të karakterit ekonomik.

Bëhet fjalë për një marrëveshje e cila përmbanë projekte me vlerë rreth 13 miliardë dollarë.