Magda Haroun, kryesuesja e bashkësisë hebraike në Egjipt, ka rrëfyer se si është e martuar me një burrë katolik, ndërsa ka dy vajza që janë muslimane.
Duke festuar bashkëjetesën e paparë, dhe atë për një kohë të gjatë, Haroun theksoi se familja e saj ka një jetë mjaft të qetë, pavarësisht dallimeve.
“U martova me një mysliman, me te cilin kam dy vajzat e mia. Pastaj, martesa ime e dytë ishte me një burre katolik. Ai ndihmoi dhe i rriti dy vajzat e mia”, shtoi Haroun.
Ajo thotë se familja e saj beson fuqishëm tek bashkëjetesa dhe shpesh diskutojnë çështje që lidhen me fenë, në mënyrë të zgjerojnë njohuritë.
“Mësova vajzat e mia për të respektuar qeniet njerëzore pavaresisht rrethanave, dhe ne shënojmë të gjitha festat fetare. Ne i festojmë festat e hebrenjve me nënën time. Për hirë të burrit tim ndjekim lutjet në prag të Krishtlindjes, dhe ne gjithashtu e shënojmë Ramazanin për hirë të vajzave të mia”, vazhdoi Haroun.
Të afërmit e ngushtë të Harounit nuk habiten nga familja e tyre. Megjithatë, njerëzit që nuk janë pranë tyre shpesh habiten nga mënyra se si ata jetojnë së bashku, pavarësisht nga fetë e ndryshme.
“Mësova dy vajzat e mia se si ta lexonin Kur’anin, pasi kur arritëm në Egjipt, ato nuk dinin të flisnin arabisht”, tha Haroun.
Haruni përfundoi duke thënë: “Krijuesi ynë është vetëm Një dhe nëse ai donte që ne të kishim të njëjtën fe, Ai do ta bënte një gjë të tillë”. /MESAZHI/