Ballina Lajmet Kosovë Nehat Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera

Nehat Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera

Gjykata Speciale në Beograd i ka zgjatur sot paraburgimin edhe prej 30 ditës Drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi, i arrestuar në zonën kufitare të Kosovës me Serbinë.

Thaçi është duke u hetuar nga Prokuroria për Krimin e Organizuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Kosovë në vitin 1999, shkruan Tanjug.rs përcjell Telegrafi.

Avokatët mbrojtës të Thaçit tri ditë më parë kanë kërkuar ndërprerjen e paraburgimit .

Thaçi ka qenë në paraburgim që nga 28 shtatori, kur ai u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish.

Exit mobile version