Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi i arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare tek ‘Dheu i Bardhë’ theksohet të ketë dalë sot para gjykatës me fillim nga ora 11.
Sipas burimeve të Tanjug, Thaçi me fillim nga ora 11, ka pasur të dalë para Gjykatës Speciale në Beograd.
Ndërsa sipas konfirmimit nga ky medium në Prokurorinë e Lartë në Nish, juridiksioni mbi këtë rast ka pohuar ndjekjen e tij për krim të organizuar, transmeton Indeksonline.
Thaçi është i dyshuar për veprën penale të terrorizmit, për të cilën gjë sipas raportimeve mund të dënohet deri në 15 vite burgim.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Thaçi, është arrestuar me 29 shtator dhe i është caktuar masa e paraburgimit në burgun e Nishit për 31 ditë.
Ndërsa Kryesia e Kuvendit gjatë ditës së sotme ka vendosur për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e martë në lidhje me arrestimin e këtij të fundit.