Nehat Thaçi kthehet në Nish

Nehat Thaçi, drejtori i arrestuar i policisë është rikthyer përsëri në Nish, ndërsa gjykata e këtij qyteti pritet të vendosë rreth masave që do të merren ndaj tij.

Prokuroria Speciale në Beograd ka vendosur që çështjen e Nehat Thaçit ta rikthejë në kompetencë të gjykatës dhe prokurorisë së Nishit.

Sipas zëdhënësit të prokurorisë Vlladimir Stojanoviq vendimi është marrë sot dhe Thaçi është ridërguar në Nish ku pritet që deri në orën 8 të mbrëmjes të merret një vendim rreth masave ndaj tij.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm. /kallxo.com/