Nehat Peci, kandidat i AAK-së për Mitrovicën

Nehat Peci dhe Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar Nehat Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

‘’Nehat Peci do t’i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën. Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe çasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike’’, ka njoftuar Haradinaj.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. /koha