Negociatat në Doha mbi ar’mëpushim në Ga’za do të vazhdojnë

Majed al-Ansari

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, njoftoi se bisedimet për armëpushimin në Gaza të cilat nisën dje në kryeqytetin e Katarit, Doha, do të vazhdojnë edhe sot, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, bëri një deklaratë lidhur me çështjen për Agjencinë e Lajmeve të Katarit (QNA).

Al-Ansari ka theksuar se përpjekjet e përbashkëta ndërmjetësuese vazhdojnë. Ai deklaroi se delegacionet e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së vazhdojnë përpjekjet e tyre ndërmjetësuese dhe se ndërmjetësit janë të vendosur të përparojnë në përpjekjet e tyre për të arritur një armëpushim që do të lehtësojë lirimin e pengjeve dhe do të lejojnë sa më shumë që të jetë e mundur hyrjen e sasisë së ndihmave humanitare në Gaza.

Gjithashtu vëmendja u tërhoq mbi deklaratën e publikuar më 8 gusht nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja, që u njoftua më 31 maj 2024 nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për t‘i dhënë fund dhimbjeve që populli i Gazës, pengjet dhe familjet e tyre përjetojë prej një kohe të gjatë, e cila më pas u pranua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe e cila bën thirrje për lirimin e pengjeve dhe për një marrëveshje armëpushimi të bazuar në parimet e miratuara me rezolutën nr. 2735 për sigurimin e armëpushimit në Gaza.