Në Lozanë të Zvicrës është hapur akuariumi më i madh në Evropë me ujë të ëmbël, raporton Anadolu Agency (AA).
Akuariumi me një sipërfaqe prej 3.500 metra katrorë ka brenda 46 akuariume më të vogla, me një kapacitet prej dy milionë litra ujë.
Në të aktualisht gjenden rreth 10.000 peshq të sjellë nga pjesë të ndryshme të botës. Këtu mund të shihen 300 lloje bimësh në 20 ekosisteme të ndryshme.
Sipas parashikimeve, pritet që në bazë ditore akuariumi të vizitohet nga rreth 1.000 njerëz të cilët do të mund të shohin edhe një lloj të piranës e cila jeton në lumin Amazon në Amerikën e Jugut.
Gjithashtu, në kudër të akuariumit gjenden edhe të ashtuquajturit peshqë-krokodil të cilët jetojnë në Amerikë