Ballina Sport Futboll Në Zvicër ende nuk besojnë se Andi Zeqiri ka zgjedhur Kosovën

Në Zvicër ende nuk besojnë se Andi Zeqiri ka zgjedhur Kosovën

Andi Zeqiri ka qenë emri më i përfolur javën e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër.

Sulmuesi i talentuar do të jetë prurja e parë e Kombëtares së Kosovës për vitin 2020, me lojtarin që pritet të jetë i gatshëm që në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut në Play Off e Ligës së Kombeve.

Konfirmimet për këtë vijnë nga babai i futbollistit dhe kreu i FFK-së.

Babai i futbollistit për mediet kosovare ke thënë se tashmë ka një marrëveshje mes Andi Zeqirit dhe kryetarit të FFK-së Agim Ademi, por që gjithçka ishte bllokuar shkaku i COVID-19.

Nuk vonoi shumë dhe konfirmimi erdhi edhe nga Agim Ademi, që deklaroi se Andi mund të jetë i ftuari i radhës te Kosova për ndeshjen kundër Maqedonisë, shkruan lajmi.net.

Por, këtyre konfirmimeve nuk është duke iu besuar media zvicerane ‘4-4-2.com’, që thotë se Andi Zeqiri ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës kombëtare do të vesh.

Sipas kësaj medie, e ardhja e Zeqirit do të jetë e hapur deri në zhvillimin e një ndeshje konkurruese për cilëndo kombëtare.

Exit mobile version