Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK garon me numrin 132

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me këtë rast, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë thirrje që të respektohet ligji në mënyrë që të ketë zgjedhje të mbara dhe demokratike.Ajo tha se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues deh përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës, prandaj pa dallim mund të kontribuojmë në shtetin tonë, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira.

Me këtë rast nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë tërhequr shortin dhe numri i tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit është 132, transmeton lajmi.net.

Kësisoj partia e Isa Mustafës në këto zgjedhje do të garojë me numrin 132, të cilin të gjithë përkrahësit e kësaj partie do të mund të zgjedhin në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.