Gjatë vitit 2016 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 8 232 aksidente trafiku.
Prej tyre 33 kanë qenë me pasoja fatale, me ç’rast kanë humbur jetën 38 persona, shkruan Ekonomia Online.
Ndërsa kanë ndodhur 2 258 aksidente trafiku me të lënduar, ku janë lënduar 4 384 persona.
Këto statistika i ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila duke parë si shqetësues këtë numër kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që të ndikojnë në uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.