Në vijën e parë në luftën kundër COVID-19, nominohen për Çmimin Nobel të Paqes 2021 mjekët dhe infermierët italian

Mjekët dhe infermierët italian janë nominuar për Çmimin Nobel të Paqes 2021 si vlerësim për përpjekjet e tyre masive në luftën kundër COVID-19.

Kandidatura e propozuar nga fondacioni Gorbaçov është pranuar nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo.

Sipas fondacionit Gorbaçov, personeli shëndetësor italian është i pari në botë që është përballur me një emergjencë të rëndë shëndetësore, duke shpëtuar jetë dhe shpesh duke rrezikuar ose humbur të tyren.

Sipas protokollit, propozimet duhet të firmosen nga një fitues i mëparshëm i çmimit Nobel dhe ai është nënshkruar zyrtarisht nga Lisa Clark, e cila është më origjinë amerikane dhe jeton në Toscana.

Ajo ka shërbyer si vullnetare gjatë pandemisë dhe është vlerësuar me çmimin Nobel për në vitin 2017 për impenjimin e saj për çarmatimin bërthamor.

“Unë kam nominuar sistemin italian të kujdesit shëndetësor për Çmimin Nobel për Paqe sepse vetëmohimi të prek. Si nga një libër me përralla, diçka e tillë nuk është parë për dekada. Punonjësit e mjekësisë nuk mendojnë më për veten e tyre por për atë që ata mund të bëjnë për të tjerët duke përdorur aftësitë e tyre.”, tha Clark.

Lidhur me këtë nominim ka reaguar edhe Guvernatori i rajonit, Ligurias Giovanni Toti, përmes një postimi në rrjetin e tij social twitter.

“Asnjëherë fjalët nuk do të jenë të mjaftueshme për të shprehur falënderimet për përpjekjet tuaja në luftën kundër COVID-19.”, shkruan ai.

Italia është një ndër shtetet evropiane të cilat po vuajnë pandemisë dhe pasojat e saj socio-ekonomike.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 3,258,770, ndërkohë që ai i viktimave është 103,001 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht masave anti-COVID dhe procesit të vaksinimit i cili po ecën siç duhet situata për sa i përket pandemisë në vend nuk është e stabilizuar.

/shqiptarja