Forcat e armatosura turke (TSK) kanë kryer operacione ajrore në veri të Irakut, ku janë shkatërruar strehimore dhe depo municioni dhe armëve që i kanë përdorur terroristët e PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se avionët e forcave ajrore të këtij vendi të dielën kryen aksione në bastionet e terroristëve në rajonin Metina, në veri të Irakut.
Gjithashtu theksohet se vazhdon lufta e forcave të armatosura të Turqisë kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK.