Në planetin Venus apo Afërditë nuk ka patur kurrë oqeane.
Sipas shkencëtarëve temperaturat atje kanë qenë gjithnjë tepër të larta për të lejuar praninë e ujit të lëngshëm në sipërfaqe. Kështu rezulton nga simulimet të bazuara në modele atmosferike të ngjashme me ato të përdorura për studimin e ndryshimeve klimatike.
Në studimin e publikuar në revistën shkencore Nature, shpjegohet se një nga arsyet kryesore mund të qëndrojë pikërisht tek retë që krijohen në anën e natës së planetit, pasi përveç se nuk arrijnë të skermojnë rrezet diellore shkaktojnë gjithashtu edh e një efekt serrë, gjë që nuk lejon ftohjen e planetit. Edhe Toka mund të kishte qenë në të njëjtat kushte nëse do të kishte qenë e pozicionuar më pranë diellit.
Megjithatë shkencëtarët theksojnë se këto janë të gjitha hipoteza që bazohen ne kalkulime kompjuterike, dhe që mund të konfirmohen ose jo vetëm kur njeriu të mbërrije në Venus. Për këtë duhet pritur deri në dhjetëvjeçarin e ardhshëm kur janë parashikuar misionet e NASA-s dhe ESA-s për eksplorimin e planetit Afërditë.