Ballina Artikuj Në vend të Pareshqevisë…

Në vend të Pareshqevisë…

Hoxhë Vladimir Kera

Nëse nuk ekziston koncepti i “hatrit” të Zotit, atëherë bamirësia kthehet në një formë pengmarrjeje. Nëse shpërblimi për veprat e mira nuk pritet nga Zoti, ajo e bën vepruesin një autor dhe aktor të bamirësisë.

Prandaj, kur bamirësia nuk bëhet në emër të Zotit dhe shpërblimi nuk pritet nga Ai, do të dëgjosh shprehje si: “Unë të shpëtova, unë të mbaj me bukën e gojës, ti ishe i humbur dhe unë të zbulova, kur të kam mbështetur, ti nuk ishe asgjë,”…etj.

Këto janë terma që, sa herë i dëgjon, është më mirë të mbetesh i varfër, në rrugë, në batak, sesa të jesh i shkatërruar në ndërgjegje, në dinjitet dhe në thelbin e shpirtit.

Bamirësia, në thelb, ka kuptimin të çlirojë njeriun nga skllavëria e sfidave të jetës, duke i thënë se ndaj Zotit, i Cili ka bërë mirë për ne, duhet të jemi falënderues. Kështu, bëhu i lirë, mos rri peng dhe i nënshtruar ndaj askujt, por falënderues ndaj gjithkujt dhe, mbi të gjitha, ndaj Zotit.


Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version