Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten ka diplomuar gjenerata e parë e studentëve në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Filologjisë.
Në një ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, janë shpërndarë diplomat e para nga Prorektori i UPZ-së, Kadri Kryeziu, ushtruesi i detyrës së Dekanit të Fakultetit të Filologjisë, Flamur Shala dhe Prodekani i këtij fakultetit dhe shefi i degës, Sejdi Sejdiu.
Prorektori Kryeziu në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se Prizreni gjithmonë ka qenë vatër e dijes dhe ka nxjerrë kuadro nga të gjitha lëmit.
“Ju keni një vlerë të shtuar për komunikim me gjithë botën”, tha Kryeziu, duke shprehur mirënjohje për dekanatin e fakultetit të filologjisë dhe për gjithë profesorët e këtij fakulteti për kontributin e dhënë.