Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në Ulqin mblidhen ndihma për Turqinë, qytetarët dhurojnë çdo gjë që munden

Në Ulqin mblidhen ndihma për Turqinë, qytetarët dhurojnë çdo gjë që munden

Qytetarë nga i gjithë Mali i Zi kanë dërguar ndihma të martën për qytetarët e Turqisë të cilët për shkak të pasojave katastrofike të tërmetit kanë nevojë për rroba të ngrohta, batanije dhe jorgan.

Edhe në Ulqin, banorët shqiptarë dhe malazezë kanë mbledhur ndihma dhe i kanë dërguar pranë Ambasadës Turke në Malin e Zi. Kjo formë e mbështetjes është iniciuar nga një qytetar i Turqisë në bashkëpunim me Ambasadën Turke dhe është pritur shumë mirë nga të tjerët.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur një video që tregon ndihmat e shumta që qytetarët kanë mbledhur për të ndihmuar sadopak Turqinë e cila po kalon momente tepër të vështira pasi më shumë se 5,500 njerëz kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur e ndodhen ende nën rrënoja.

 

Exit mobile version