Në ujërat e Libisë shpëtohen 657 emigrantë

Në ujërat e Libisë gjatë dy ditëve të fundit janë shpëtuar 657 emigrantë. Në një deklaratë me shkrim nga Marina e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (UMH) thuhet se në ujërat e rajonit Guneyme në veriperëndim të shtetit janë shpëtuar 167 emigrantë nga shtete të ndryshme të Afrikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se në mesin e të shpëtuarve nga varka, e cila kishte filluar të fundosej, ndodheshin 4 fëmijë dhe 24 gra.

Gjithashtu thuhet se një ditë më parë nga rajoni i njëjtë janë shpëtuar gjithsej 490 emigrantë, 21 prej tyre fëmijë kurse 75 gra.

Tre prej të shpëtuarve janë shtetas të Libisë, kurse të tjerët shtetas të shteteve të Afrikës.

Sipas burimeve lokale dhe ndërkombëtare, në Libi ndodhen migrantë nga 24 shtete. Prej tyre, 95 për qind janë migrantë afrikanë që synojnë të kalojnë në Evropë përmes Detit Mesdhe.