Në Turqi u kryen mbi 110.000 teste për COVID-19 në një ditë

Në Turqi janë kryer 110.102 teste për koronavirusin e ri gjatë 24 orëve të fundit, një numr rekord, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot kemi arritur numrin më të lartë të testeve ditore. Më shumë se 110.000 teste u kryen dhe 1.587 pacientë të rinj u identifikuan. Shprehim pikëllim për humbjen e jetëve”, shkroi Koca në Twitter.

Numri i të shëruarve u rrit për 1.087 për të arritur në 244.926, ndërsa 44 njerëz të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.370, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të dhënat thonë se 7,5 për qind e pacientëve me COVID-19 në Turqi vuajnë nga pneumonia, ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike u rrit në 961.