Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në Teksas, studenti e vrau një oficer të policisë

Në Teksas, studenti e vrau një oficer të policisë

Një oficer i policisë është vrarë nga një student 19 vjeçar në Universitetin e qytetit, Lubok të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të kompleksit universitar, kanë raportuar mediat lokale.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë vonë, pasi policia e kishte kontrolluar dhomën e studentit dhe kishte zbuluar drogë në këtë universitet, kanë raportuar mediat në qytetin Lubok.

Pasi oficerët e dërguan studentin në stacionin e policisë në kompleksin universitar, raportohet se studenti e kishte nxjerrë revolen dhe e kishte qëlluar oficerin në kokë.

Pas kësaj, studenti kishte ikur por më vonë ishte arrestuar.

Exit mobile version