Në sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, humbën jetën 8 palestinezë, përfshirë dy fëmijë ndërsa shumë të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga Spitali Evropian i Gazës, në sulmin ajror që synoi një shtëpi në Nasr të qytetit Rafah, babai dhe vajza e tij humbën dhe disa u plagosën.
Spitali i Dëshmorëve Al-Aksa njoftoi se 4 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe një grua, humbën jetën në sulmin ajror në çadrën dhe shtëpinë ku jetonin personat e zhvendosur në qytetin Deyr al-Belah në pjesët qendrore të Rripit të Gazës.
Si pasojë e dronëve izraelitë që synonin lagjen Shejh Ridvan në veri të qytetit të Gazës, humbën jetën 2 palestinezë ndërsa 3 të tjerë u plagosën.
Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, është hapur zjarr nga automjetet ushtarake izraelite të stacionuara në rajonin Saftavi në veriperëndim të Gazës dhe kampin e refugjatëve Jabalia, Beit Lahiya dhe Rruga Radi janë shënjestruar me sulme artilerie.
Shumë palestinezë u plagosën në sulmin që synoi një ndërtesë pranë spitalit “Kamal Advan” në Beit Lahiya.