Në su’lmet izr’aelite në jug të Libanit vr’iten 15 persona, përfshirë 6 punonjës shëndetësorë

Të paktën 15 persona humbën jetën ndërsa shumë të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu në qytetet Tyre (Sur) dhe Nabatieh në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA, avionët luftarakë izraelitë goditën një qendër që i përket Institucionit Shëndetësor Islamik të lidhur me Hezbollahun në zonën Arabsalim të Nabatieh.

Në sulm humbën jetën 6 punonjës shëndetësorë.

Po ashtu 8 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu në qendër të qytetit Nabatieh dhe zonat përreth saj.

Bëhet e ditur se në sulmet izraelite në rajonin Bint Jbeil në jug të vendit ka humbur jetën një person që po mblidhte ullinj.

Në një deklaratë mbrëmë nga Ministria libaneze e Shëndetësisë u njoftua se 11 persona humbën jetën dhe 48 të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu në zona të ndryshme të qytetit Tyre.