Raportohet se 885 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 289 punonjës të ndihmës humanitare kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.
Philippe Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA), postoi një mesazh me rastin e Ditës Botërore Humanitare në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Ai tha se në Gaza të gjitha rregullat ekzistuese të luftës janë shkelur dhe përgjegjësit duhet të japin llogari.
Lazzarini deklaroi se 885 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 289 punonjës të ndihmave humanitare, 207 prej të cilëve ishin nga UNRWA, humbën jetën në sulmet e kryera në Gaza që nga 7 tetori dhe se shumë prej tyre ishin në shënjestër gjatë kohës që ishin në detyrë.
Lazzarini kujtoi se më shumë se 160 gazetarë dhe punonjës të medias vdiqën në sulmet në Gaza.
Në sulmet e kryera nga Izraeli në Gaza që nga 7 tetori, humbën jetën 40.099 palestinezë, mes të cilëve 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra.