Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në sulmet e SHBA-ve në Jemen, 40 të vrarë

Në sulmet e SHBA-ve në Jemen, 40 të vrarë

Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmet ajrore të SHBA-ve në jug të Jemenit, objektiv i të cilit ishin udhëheqësit e Al-Kaedës, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat ajrore amerikane sulmuan shtëpinë e udhëheqësit të vjetër të Al-Kaedës Abdulraoof el-Dheheb në qarkun Qayfa, konfirmon një burim i paemëruar.

Bastisjet janë kryer në orët e hershme të së dielës, në të cilat janë përdorur fluturake pa pilot dhe helikopterë, me ç’rast janë shkaktuar përleshje vdekjeprurëse në të cilat mbetën të vrarë të paktën 40 persona.

Exit mobile version