Në sulmet e SHBA-ve në Jemen, 40 të vrarë

Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmet ajrore të SHBA-ve në jug të Jemenit, objektiv i të cilit ishin udhëheqësit e Al-Kaedës, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat ajrore amerikane sulmuan shtëpinë e udhëheqësit të vjetër të Al-Kaedës Abdulraoof el-Dheheb në qarkun Qayfa, konfirmon një burim i paemëruar.

Bastisjet janë kryer në orët e hershme të së dielës, në të cilat janë përdorur fluturake pa pilot dhe helikopterë, me ç’rast janë shkaktuar përleshje vdekjeprurëse në të cilat mbetën të vrarë të paktën 40 persona.