Të paktën 10 palestinezë u vranë, përfshirë 4 fëmijë në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesën qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Sipas informacionit që një burim i shëndetësisë ka dhënë për gazetarin e AA-së, 5 palestinezë prej të cilëve 4 fëmijë humbën jetën si pasojë e bombardimit me mjet ajror pa pilot të armatosur (dron) të ushtrisë izraelite ndaj civilëve në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Dëshmitarët thanë se ushtria izraelite po kryen spastrim etnik në veri të Rripit të Gazës dhe se 5 persona nga familja Jevdet kanë humbur jetën në sulmin e kryer ndaj një shtëpie në Berit Lahia në veri të Gazës.