Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në su’lmet e Iz’raelit gjatë natës në Liban humbin jetën 23 persona

Në su’lmet e Iz’raelit gjatë natës në Liban humbin jetën 23 persona

Të paktën 23 persona janë vrarë ndërsa 31 të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera gjatë natës nga ushtria izraelite në jug dhe lindje të Libanit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, 18 persona humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën nga sulmet e avionëve luftarakë izraelitë në pika të ndryshme në jug të vendit.

Në sulmin ajror të kryer nga Izraeli në lagjen Zahle të provincës Beqaa në lindje të Libanit humbën jetën 5 persona mes tyre 3 fëmijë, ndërsa u plagosën 16 të tjerë.

– Në sulmet e Izraelit në Liban kanë humbur jetën 2.350 persona

Ushtria izraelite, e cila që nga 8 tetori 2023 ka vazhduar konfliktin e kontrolluar me Hezbollahun, më 23 shtator kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, gjithsej 2.350 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë që nga 8 tetori 2023.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Ndërsa, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite, nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Për shkak të bombardimeve izraelite brenda vendit janë zhvendosur qindra mijëra njerëz.

Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, dhjetëra mijëra persona kanë migruar në Siri.

Exit mobile version