Të paktën 37 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet izraelite që shënjestruan shtëpitë dhe garantuesit e sigurisë së ndihmave humanitare në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore, 15 persona humbën jetën dhe rreth 30 të tjerë u plagosën në sulmin në të cilin ushtria izraelite shënjestroi njerëzit që garantonin sigurinë për kamionët e ndihmave humanitare në perëndim të qyteteve Rafah dhe Khan Younis në jug të Gazës.
Burimet thanë se 15 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin ku avionët luftarakë izraelitë shënjestruan shtëpinë e familjes Al-Lawh, në të cilën jetonin të zhvendosurit nga familja Habbash, në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza tha se Izraeli kreu dy sulme të veçanta në rrugën Bahr në Rafah dhe kryqëzimin Nasr në Mawasi në qytetin Rafah ndërsa të vrarët dhe të plagosurit nga sulmet u transferuan në spitale.
Më tej thuhet se 7 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë përfshirë fëmijë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite në katet e sipërme të një pallati në rrugën Al-Jala të qytetit të Gazës.