Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për tavë me diametër 24cm:
● 200g miell
● 180g sheqer
● 2 vezë + 1 verdhë
● 140g gjalpë i butë ose 120ml vaj luledielli
● një majë thike kripë
● lëkura e grirë e një limoni bio
● 10g sodë për ëmbëlsira
● 350g qershi pa bërthamë
● Për të zbukuruar kekun (sipas dëshirës):
● 10 kokrra qershi me bisht
● lëngu i gjysmë kokrre limoni
● 1 lugë sheqer
Përgatitja: ndezim furrën në temperaturën 180°C.
1.Heqim bërthamat e qershive dhe i lëmë mënjanë.
2.Në një tas hedhim miellin dhe sodën me sitë, sheqerin, kripën, vezët të përziera më parë me pirun dhe në fund, gjalpin e butë, të prerë në kubikë. I përziejmë së bashku me rrahësin elektrik për dy minuta.
3.Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell. Hedhim brumin, sipër vendosim qershitë, të gjithë sipërfaqen e spërkatim me pak sheqer (mjaftojnë 2 lugë). E pjekim në furrë për 45 minuta ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër kur bëjmë provën. Zbukurimi: në një tenxhere të vogël vëmë qershitë, të cilave u presim pak bishtat. Shtojmë lëngun e limonit dhe sheqerin. I lëmë të ziejnë për 2-3 minuta. Fikim zjarrin dhe qershitë i vendosim sipër kekut pasi të jetë ftohur.