Në Stamboll u zhvillua seanca gjyqësore në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi

Seanca gjyqësore në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi u zhvillua në Gjykatën e Lartë të 11-të të Krimeve të Rënda të Stambollit. Sipas kësaj është kërkuar vendimi i çështjes për të cilën të pandehurit janë gjykuar në Arabinë Saudite.

Seanca për 26 të dyshuarit e arratisur për vrasjen e Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite u zhvillua në Stamboll.

Trupi gjykues vendosi të pyetet nëse ka një hetim dhe ndjekje penale në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen.

Gjithashtu u vendos që nëse ka një vendim përfundimtar për të pandehurit, duhet të dërgohet një kopje e vendimit në mënyrë që ata të mos ndëshkohen në mënyrë të përsëritur në Turqi.

Gjykata vendosi të presë ekzekutimin e 26 të pandehurve me urdhër arresti. Seanca u shty për datën 24 shkurt.

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë për procedurat martesore në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Gjurmët e vrasjes e çuan gjithë botën tek Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Bin Selman, i cili mohoi se kishte një rol personal në vrasjen e Khashoggi, mori përgjegjësinë për ngjarjen. /trt