Ballina Kulturë Në Stamboll fillon Panairi i Librit, merr pjesë edhe Shoqata e Botuesve...

Në Stamboll fillon Panairi i Librit, merr pjesë edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë

Në Stamboll të Turqisë ka filluar Panairi i 38-të Ndërkombëtar i Librit, në të cilin Anadolu Agency (AA) është partneri global i komunikimit.

Në panairin ku marrin pjesë mbi 800 shtëpi botuese nga Turqia dhe vende të ndryshme të botës, merr pjesë edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH) nga Maqedonia e Veriut.

Në kuadër të pjesëmarrjes së SHBSH-së në panair, sot do të promovohen veprat e autorëve nga Republika e Turqisë të përkthyera në shqip.

Pjesë e promovimit pritet të jetë edhe ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 10 nëntor ndërsa salla ndërkombëtare do të presë mysafirët deri më 5 nëntor.

Në panair gjithashtu edhe AA në stendën e saj promovon publikimet më të reja.

Exit mobile version