Ballina Lajmet Kosovë Në Spitalin e Gjilanit realizohet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, largohet tumori...

Në Spitalin e Gjilanit realizohet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, largohet tumori në gju

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka njoftuar se sot është është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, në repartin e Ortopedisë.

Në njoftim thuhet se tek një paciente e moshës 33-vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që ishte konfirmuar me Needle Biopsi.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë. Raste si ky janë sfiduese, por njëkohësisht na bëjnë krenarë me përkushtimin e stafit tonë ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Exit mobile version