Në situata të këtilla nuk bën të përdorni sodë buke!

Edhe pse është mjaft e mirë për kujdesin e lëkurës, soda eliminon thartirat natyrale të lëkurës dhe krijon kushte të përshtatshme për përhapje të akneve.

Me siguri keni njohuri për dobi të shumta fenomenale të sodës së bukës, të cilat e tejkalojnë përdorimin e saj në kuzhinë.

Ky artikull, mes tjerash, ju ndihmon në mbajtjen e higjienës në amvisëri dhe në kujdesin për bukurinë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në disa situata megjithatë duhet të shmanget.

is-baking-soda-the-same-as-bicarbonate-of-soda_f265b6d5e32dbaae

Ja kur soda e bukës nuk është zgjidhje ideale:

1. A vuani shpesh nga djegësira? Soda e bukës në ato situata është jashtëzakonisht efikase, mirëpo nuk duhet tepruar. Nëse shpesh ju mundojnë këto probleme, patjetër duhet të shkoni te mjeku.

2. Edhe pse soda e bukës është mjet i shkëlqyeshëm për pastrim në amvisëri, mos e përdorni në enë alumini. Mund të shkaktojë ndikime të padëshirueshme dhe në enë mund të shfaqen njolla.

3. Nëse e lini vetëm të hapur qesen e sodës së bukës në frigorifer apo e qitni në enë, nuk do të jetë aq e efektshme për neutralizimin e aromave të pakëndshme. Për efekt më të mirë duhet të derdhet soda nëpër tabaka dhe të mbahet në një raft të frigoriferit.

5. Soda e bukës ka përdorime shumë të dobishme për kujdesin e trupit. Mirëpo, duke pasur parasysh që është substancë alkale, nuk rekomandohet në shërimin e akneve. Në të vërtetë, soda eliminon thartirat natyrale në lëkurë, me çka krijohen kushte të përshtatshme për përhapjen e akneve.

6. Mbase ndikojnë ngjashëm, mirëpo soda e bukës dhe pluhuri për ëmbëlsira nuk e kanë efektin të njëjtë. Të dy këto produkte krijojnë dyoksid karbon në kushte të caktuara, me çka u japin teksturë të shkëlqyeshme ëmbëlsirave. Mirëpo, soda e bukës reagon bashkë me thartirat të cilat tashmë gjenden në ushqime. Nga ana tjetër, pluhuri për ëmbëlsira ka thartirë. Për këtë shkak nuk është i mirë zëvendësimi reciprok. /Telegrafi/