Në Serbi po dyshojnë se Vuçiq i dërgon 600 milionë euro për serbët në Kosovë

Nënkryetarja e Partisë Popullore (Narodna Stranka) në Serbi dhe ish kryetarja e Qendrës Koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sandra Rashkoviq Iviq, ka deklaruar sot se nuk është i vërtetë pretendimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se Serbia ndan 600 milion euro çdo vit për serbët në Kosovë.

Rashkoviq Iviq i ka thënë agjencisë Beta se Vuçiq shpesh shpërndahet me shifra kur bëhet fjalë për paratë e shtetit dhe se ai tani dëshiron që qytetarëve të Serbisë t’ua bëjë neveritëse betejën për ruajtjen e Kosovës.

“Vuçiq e tha këtë shifër të frikshme prej 600 milion eurosh në një konferencë për shtyp të shtunën në mbrëmje në mënyrë që t’u tregonte qytetarëve të Serbisë se Kosova është një barrë e madhe në të cilën paratë shpenzohen dhe hidhen si një gropë pa fund. Nëse Serbia do të ndante kaq shumë para për serbët në Kosovë, ata njerëz do të jetonin shumë më mirë se sesa jetojnë tani”, tha Rashkoviq Iviq, përcjell Telegrafi.

Sipas saj, nëse serbët në Kosovë do të kishin marrë tre miliardë euro vetëm në pesë vitet e fundit, siç thotë Presidenti Vuçiq, ata do të kishin jetuar me standardet më të larta në Evropë dhe nuk do të kishin emigruar nga Kosova.

“Pra, ose presidenti nuk po thotë të vërtetën ose po vjedh pa pushim pa asnjë sanksion. Këto para është e sigurt se nuk arrijnë te qytetarët e zakonshëm. Nuk përjashtohet që shumica e parave të destinuara për serbët në Kosovë do të përfundojnë te teze të ndryshme në Kanada dhe pastaj të kthehen në Beograd”, tha ajo.

Ajo theksoi se derisa për shumë persona në pushtet Kosova përdoret për pastrim parash, emigrimi i serbëve ndodh çdo ditë.

“Serbia tani ndan shumë më pak para për Kosovën sepse gjyqësori, policia dhe vetëqeverisja lokale i janë dorëzuar autoriteteve në Prishtinë. Shifra prej 600 milion eurosh mund të justifikohet nëse do të kishte dy herë më shumë serbë në Kosovë sesa janë sot dhe nëse të gjithë do të merrnin rroga nga Beogradi “, përfundoi Rashkoviq Iviq.